Dy akullnaja po shkrihen në Antarktidë, rritet niveli i deteve

Dy akullnaja të mëdha po shkrihen në Antarktidë. Ato gjenden në brigjet e detit Amundsen në Antarktidën Perëndimore dhe po kërcënojnë rritjen e nivelit të deteve në një shkallë të lartë.

Marketing

Akademia Kombëtare Amerikane e Shkencave në bazë të analizave të imazheve satelitore, thotë se shkrirja e “Pine Island” dhe “Thwaite” ka bërë që niveli i deteve të rritet me 5% në të gjithë globin.

Shpëtimi i dy akullnajave konsiderohet i një rëndësie të madhe ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë nisur një mision multimilionësh për të ngadalësuar shkrirjen.

“Akullnajat po copëtohen, gjë e cila nënkupton se ato po shkrihen më shpejt”, theksojnë ekspertët e fushës. Ky fenomen i atribuohet rritjes së temperaturave dhe ndryshimeve të tjera klimatike./