Mickoski: Dellçev është vija e kuqe e dinjitetit tonë

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski thotë se figura historike e Goce Dellçevit nuk duhet të negociohet sepse ajo përfaqëson vijën e kuqe kur bëhet fjalë për dinjitetin e Maqedonisë.

Marketing

Ai është kundër negocimit të historisë së Maqedonisë me fqinjin tonë.

“Dellçev është vija e kuqe e dinjitetit dhe identitetit tonë,” tha Mickoski.

“Një nga parullat që u dëgjua në këtë protestë është “Për Dellçev protestohet, nuk po negociohet”.

Opozitarja VMRO-DPMNE këtë pasdite organizoi një protestë në mbështetje të, siç u njoftua, anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe Goce Delçev.

Protesta filloi në orën 18:30 para Ministrisë së Drejtësisë dhe vazhdoi përtej urës “Goce Delçev” për në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.