Rama dhe Mitsotakis nuk u prononcuan për mediat, gazetari zbulon detajet nga darka në Athinë mes dy kryeministrave

Gazetari Artur Bibe në Athinë ka zbuluar disa detaje nga darka mes kryeministrit Edi Rama dhe atij grek Mitsotakis. “Prodhoi optimizëm. Kemi filluar një procedurë të re mes dy vendeve. Zoti Rama dhe Mikotakis nuk dëshironin të prononcoheshin.

Marketing

Të dy liderët nuk folën për një marrëveshje specifike, por folën për problematikat që kanë dy vendet.U vendos që të dyja palat të nisin negociatat për shportën e problemeve. Nuk kemi për t’i shtuar gjë marrëveshjes së detit.

Sot u fol për një klimë të re për të dy vendet, pra janë një sërë çështjesh të reja por edhe me vjetërsi 80 vitesh. Çështja e detit është e dakordsuar, këtë ne e kemi transmetuar edhe më parë”, – tha Bibe.