Laboratori për virusologji pranë Institutit për shëndet publik (ISHP) e kaloi me sukses maksimal testin e jashtëm të kompetencës për detektim të SARS-CoV-2, zbatuar nga Qendra evropiane për kontroll dhe preventivë të sëmundjeve (ECDC).
Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, kjo është mirë njohje jashtëzakonisht e rëndësishme me të cilën konfirmohen angazhimet e sistemit shëndetësor për përballje me virusin KOVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe, dje i vizitoi të punësuarit në Institut dhe ua uroi suksesin.
“Kohë më parë, ekipi i ekspertëve nga Organizata botërore e shëndetësisë e shpalli laboratorin për virusologji dhe diagnostikë molekulare pranë Institutit për shëndet publik për qendër nacionale influence dhe anëtar të barabartë të sistemit global për mbikëqyrje dhe përgjigje ndaj gripit. Për atë qëllim, ekipi i ekspertëve kreu mision për vlerësim dhe verifikim të kapaciteteve të laboratorit. E tërë kjo është edhe një konfirmim për cilësinë e rezultateve të cilat dalin nga laboratori i Institutit për shëndet publik, së bashku me konfirmimin e rezultateve nga laboratori referent i OBSH-së për detektim të SARS-CoV-2 – Modelet nga Berlini, Gjermani”, deklaroi ministri Filipçe