ZVKM i parë Grubi,në Koloninë Artistike Tetova 2020: Arti bënë jetën tonë më të begatë

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot morri pjesë në hapjen e Kolonisë Artistike Tetova 2020 organizuar nga Galeria e Arteve Pamore Tetovё.

Marketing

 Grubi në fjalën e tij përshëndetëse tha se ka nderin t’ju drejtohet dhe të përgëzojë të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment kulturor duke u premtuar atyre se ai dhe ekipi i tij do të angazhohen për mbështetje maksimale.

 “Ju uroj sukses në realizimin e këtij evenimenti, me porosi që piktorët gjatë këtyre 10 ditëve me penelat e tyre të shfaqin të gjitha karakteristikat e veçanta të vendit tonë. Unë ju falënderoj që po sillni ngjyra në përditshmërinë gri të pandemisë dhe do të angazhohem për mbështetje më të madhe të artit dhe artistëve pasi që pikërisht jeni ju fryma që e bën jetën tonë më të spikatur dhe më të begatë.”

 Zëvendëskryeministri i parë Grubi përshëndeti për organizimin e “Kolonisë Artistike” Galerinë e Arteve Pamore në Tetovё duke thënë se në këtë mënyrë kjo galeri po kontribuon për ngritjen e nivelit të jetës kulturore në qytetin e dy universiteteve duke u kthyer kështu në një vatër të vetme ku promovohen vlerat e punës së artistëve të vendit duke mos i lënë pas dhe artistët që vijnë nga shtetet fqinje dhe më gjerë.