Familja e Ilaiz Laskaj, jeton në Selishtë të Peshkopisë. Ajo përbëhet nga 10 anëtarë, kryefamiljari, dy bashkëshortet e tij, dhe shtatë fëmijë. Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifën, por në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen.
“Martesa ime e parë qe me Anifen, por nuk po bëheshim prindër kështu vendosëm që në familje të merrnin edhe Manushaqen. Sot të dyja janë nëna, Anifja na bëri për herë të parë prindër. “, thotë Iliazi.
Ai tregon se të dyja gratë i do shumë, ndërsa shtratin e ndan 5 ditë me njërën, pesë me tjetrën.
Gruaja e tij e parë, Anifja tregon se kur bashkëshorti i saj, i tha që do merrte një gra tjetër, ra dakord me kushtin që të mos ikte nga shtëpia. Ajo tregon se deri tani marrëdhëniet e tyre janë shumë të mira.
Sakaq, Manushqja, gruaja e dytë, tregon se u ndje mirë që ditën e parë që hyri në shtëpi, ndërsa thekson se dorën ia kërkoi pikërisht Iljazi me të shoqen.
Nga ana tjetër, të ardhurat e familjes, Ilazi i cili pret të bëhet sërish baba, për një muaj, i siguron nga bimët medicinale që ndodhen në mal. Jeta për anëtarët e kësaj familje është e vështirë, ndaj vajza më e madhe e shtëpisë, Blerina, nuk mundi të vazhdonte shkollën e mesme. Në emër të familjes, 13 vjeçarja kërkon ndihmë.
“Unë jam Blerina duhet të isha në shkollë të mesme por babi nuk ka para të çojë në Peshkopi për të vazhduar shkollën. Lutem që dikush të na ndihmojë.”