Në Kozle të hospitalizuar 4 nëna dhe 4 fëmijë pozitiv me Covid-19

Në Spitalin për sëmundje të mushkërive te fëmijët, Kozle, i cili është shndërruar në qendër ku trajtohen fëmijët pozitiv me Covid-19, për momentin janë të hospitalizuar 4 nëna dhe 4 fëmijë pozitiv me Covid-19. Kështu bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Përndryshe në 24 orët e fundit, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë pranuar 4 pacientë. Në këtë spital për momentin janë të hospitalizuar 77 pacientë. Me mbështetje të oksigjenit janë 41 pacientë dhe nuk ka asnjë pacient në ventilim mekanik.

Në SPQ “8 Shtatori”  janë pranuan dy pacientë, dhe në total janë të shtrirë 35 pacientë.

Në spitalin në Manastir janë të shtruar 20 pacientë, ndërsa në atë të Shtipit 39 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë të shtruar 150 pacientë pozitivë dhe që dyshohen se janë të infektuar me Covid-19.