Sot në Bruksel, Zëvendëkryetari I Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov realizoi takim me Oliver Varhein, Eurokomesarin për Zgjërim dhe Fqinjësi të mire, ku në fokus të veqantë ishin hapat e ardhëshëm të vendit tonë në rrugën evropiane, përfshirë edhe miratimin e Kuadrit Negociator dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.
Zëvendëskryeministri Dimitrov I’u faleminderua ekipit të Eurokomesarit Varhei për përpjekjet e bëra nga Komisioni Evropian në dritën e fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, si dhe për ndihmën ekonomike që Republika e Maqedeonisë së Veriut e merr në kontekstin e luftimit të pasojave nga pandemia.
Të dy palët theksuan rëndësinë e periudhës në vazhdim, thelbësor për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, në të cilën shteti do të tregojë një angazhim të fortë politik dhe do të shfrytëzojë kapacitetin e tërë për shpërndarjen e mëtejshëme dhe zbatimin e reformave në fushat kyçe ,me qëllim për përparimin e qytetarëve të saj.
Dimitrov: ” Gadishmëria , vizioni dhe përkushtimi I ekipit tone për realizimin e këtij interesi strategjik kombëtar e vërteton nevojën për hapin e ardhshëm historik të agjendës tone evropiane- fillimin e negociatave për anëtarësim.”
Eurokomesari Varhei informoi për përparimin në finalizimin e programit ekonomik për zhvillim dhe investim në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor , I cili tashmë gjatë mandatit të këtij Komisioni pritet të japë rezultate të dukshme të cilat direkt do të ndikojnë dhe do të jenë në përfitim të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe në rajon.