Marshim masiv kundër karantinës dhe kufizimeve në Londër

“Ne nuk jemi dakord”, me këtë slogan rreth 15 000 protestues u mblodhën në Londër për të marshuar kundër masave të qeverisë britanike për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Marketing

Në marshim pati protestues me pankarta në duar ku lexohej “A është kjo liri?” dhe “Fund rregullave të çmendura”.

Edhe pse ishte paralajmëruar si një protestë paqësore, demonstruesit patën përplasje me forcat e rendit, të cilat me anë të një komunikate për shtyp theksuan se ky marshim “rrezikon infektimin e njerëzve”.

Protesta vjen në prag të vendosjes së rregullave strikte për 18 milionë britanikë, pasi Mbretëria e Bashkuar regjistroi 6874 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit, shifër rekord.