Për shkak të zhvillimit të garës sportivo – rekreative “I pari në majë” sot Ministria e Punëve të Brendshme do të vendosë regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët nëpër të cilat do të zhvillohet gara. Komunikacioni do të riorientohet nëpër rrugët dytësore.
Siç informojnë nga MPB, fillimi i manifestimit është në orën 9:45, ndërsa traseja e lëvizjes së garës së çiklizmit është që prej para Muzeut të Qytetit të Shkupit në rrugën “Shën Cirili dhe Metodi”, majtas përgjatë bulevardit “Shën Klimenti i Ohrit”, në vazhdimësi përgjatë bulevardit “Nëna Terezë”, majtas përgjatë rrugës “Todor Aleksandrov”, në vazhdimësi të rrugës lokale për në Vodno të Mesme deri në majën e Vodnos.
Traseja e lëvizjes së alpinistëve, është me fillim prej SHF “Koço Racin” në bulevardin “Nëna Terezë”, drejtë përgjatë rrugës “Todor Aleksandrov” dhe te rruga “Salvador Alende” djathtas, përgjatë shtigjeve të këmbësorëve drejt Vodnos së Mesme, ndërsa nga Vodno e Mesme drejt majës së Vodnos (“Kryqi i Mijëvjeçarit”).
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët në të cilat zhvillohet gara.