Atletico Madrid demolon Granadan, Suarez e nis me asistim dhe dy gola te ‘Rojiblancos’

Atletico Madrid kanë shënuar fitore të lehtë ndaj Granada.

Marketing

Me rezultatin 6:1, Atletico Madrid ka marrë fitore në La Liga, për të arkëtuar tri pikët e para të edicionit.

Në këtë ndeshje debutoi edhe Luis Suarez, i cili kontribuoi me një asistim pas vetëm 108 sekondave në fushë.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Diego Costa, në minutën e 9’. Atleti kishin mundësinë të dyfishonin në minutën e 16’, por Saul Niguez gaboi nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, ‘Rojiblancos’ shënuan herët në minutën e 47’ me Correa.

Joao Felix çoi rezultatin në 3:0 me golin e minutës së 65’, kurse Luis Suarez asistoi në golin e Llorente, në minutën e 73’ për 4:0.

Uruguaiani nuk mund të linte debutimin t’i ikte pa regjistruar gol, dhe në minutën e 85′ u përkujdes që vet të çonte shifrat në 5:0, duke bërë debutimin edhe më të bukur.

Mysafirët shënuan në minutën e 87′ me Molina, kurse Luis Suarez i dha ëmbëlsirën debutimit, me golin e dytë personal, në minutën e 94′.

Me këtë fitore, skuadra e Diego Simeone merr tri pikët e para, në ndeshjen e parë të luajtur. Granada mbetet me 6 pikë në tri ndeshje.