Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj do të paraqitet sot në ora 15.00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka njoftuar Gjykata Speciale.
Haradinaj u arrestua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.