Në prag të vitit të ri shkollor nxënësit nxitojnë të blejnë një pajisje elektronike për mësim on-line. Por, raftet e dyqaneve janë boshatisur prej kur se u vendos që mësimi me prezencë fizike do të zhvillohet vetëm deri në klasën e tretë. Prindërit thonë se e kanë vështirë të sigurojnë për secilin fëmijë laptop apo tablet.
“Shumë të shtrenjtë, por edhe vështirë të gjenden. Më duhet patjetër të ju blej me këste.”
Si nxënësit ashtu edhe studentët thonë se për të blerë një pajisje elektronike duhet të punojnë në ndërkohë privat që të sigurojnë para të mjaftueshme. Fatriu sapo nënshkroi një faturë të lartë.
Po on linë do të studiojmë prandaj ka disa ditë që kërkojmë një laptop por nuk kemi pasur mundësi të blejmë më të shtrenjtë. Po ka qenë vështirë ka dy javë që e kërkoj dhe e pres, sot kur më than se ky produkt gjendet këtu erdha menjëherë. Madje do të nisem drejtë në punë se jam kamarier”-tha Fatri Emrullai, student.
“Realisht, më vështirë e kanë njerëzit që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare, por shpresojmë që të ketë ndihmë shtesë nga shteti në mënyrë që të gjithë në shtëpitë e tyre të kenë IT pajise”, pohon një nxënës.
Nga shoqëritë afariste thonë se gjatë shtatorit kërkesa për laptopë, tabletë apo kompjuterë ka arritur majat. Disa prej tyre sqarojnë klientët se nuk janë rritur çmimet e produkteve, por në dispozicion kanë mbetur vetëm ata më të shtrenjtit. Ky afarist thotë se mungesa është në gjithë tregun global.
Vështirë të gjenden për momentin sepse vështirë arrin malli. Për shkak të rritjes së kërkesës shumë më herët nisën njerëzit të blejnë nuk ka pritur të vij 1 tetori dhe fillimi i mësimit, por blenë para një muaji. Kështu që priten furnizimet e reja të vijnë që të shërbejmë të gjithë klientët pa problem”-tha Aleksandar Vasev, afarsit.
Situata epidemiologjike me pandeminë ka bërë që fillim viti i ri shkollorë nxënësit t’i gjej nëpër dyqanet për pajisje të teknologjive elektronike dhe jo nëpër libraritë për të blerë libra dhe fletore.