Pritet të vazhdojë seanca për miratimin e numrit të nënkryetarëve në Kuvend

Kryeparlamentari Talat Xhaferi paralajmëroi se sot nuk do të miratohen vendimet e Presidentit për gjendje të jashtëzakonshme, edhe pse janë në rend dite në seancën plenare.

Marketing

Sipas koordinimit me koordinatirët e grupeve parlamentare, Xhaferi pret që debati të zgjatet në pikat që janë më përpara në rend dite kurse për në orën 15 do të vazhdojë seanca e mbetur në gjysmë për miratimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit.

Në koordinim, VMRO-DPMNE-ja nuk ka treguar se si do të veprojë në seancë.

Jozyrtarisht, VMRO-DPMNE-ja nuk ka ndërtuar akoma qëndrim për konfirmimin e gjendjeve të jashtëzakonshme dhe pritet që këtë ta bëjë në mbledhjen e Komitetit ekzekutiv të partisë që do të mbahet sonte.