Mile Janakieski kërkoi të përfshihet si palë e dëmtuar në rastin “Target-Fortesa”, pasi si një nga njerëzit më të përgjuar, ka pësuar vuajtje emocionale. Në seancën e sotme gjyqësorë, e akuzuara Gordana Jankuloska u soll nga burgu i Idrizovës, pasi tashmë po vuan dënimin për rastin “Tenk”.
Sot, prokuroria ka propozuar disa dëshmitarë. Midis tyre janë ish kryeministri Hari Kostov, avokati Zvonko Davidoviç dhe ish punonjësi i inteligjencës Sllobodan Bogoevski.
Për përgjimet masive të akuzuar janë Sasho Mijalkov dhe disa persona të tjerë.