VMRO zgjodhi sekretarin e ri gjeneral të partisë

Në seancën e sotme të Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së me propozim të kryetarit të partisë Hristijan Mickoski është zgjedhur Gjorgjija Sajkoski për Sekretar të ri Gjeneral të partisë.

Marketing

Sajkoski ka lindur në Kërcovë dhe është doktor i shkencave historike. Është anëtarë një kohë të gjatë në VMRO-DPMNE, ndërsa është zgjedhur edhe për deputet në këtë përbërje parlamentare.

Kujtojmë se ditë më parë nga posti i Sekretarit Gjeneral hoqi dorë Igor Janushev, ndërsa u tha se kjo është bërë për arsye familjare.