Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot deklaroi se gjatë ditës së djeshme ministrat e shëndetësisë të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës dhanë pëlqim se mund të hapen kufijtë.
“E presim reagimin e ministrive të shëndetësisë të Serbisë dhe Bullgarisë pas së cilës do të sjellim vendim, besoj në mbledhjen e ardhshme të Komisionit dhe Shtabit”, shtoi Filipçe.