Koeman flet për shortin e L.K, aty ku do të përballen Messi dhe Ronaldo

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të jenë sërish kundërshtarë në fushë.

Marketing

Dy futbollistët më të mirë që ka pasur futbolli ndonjëherë, do të jenë kundërshtarë në Ligën e Kampionëve, kur skuadrat e tyre Barcelona dhe Juventus do të takohen në kuadër të fazës së grupeve.

Duke folur për shortin, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka thënë se skuadra e tij dhe Juventus, kanë për të provuar se janë më të mirët në grupin e tyre.

“Jemi të lumtur për shortin”, ka deklaruar fillimisht Koeman, përcjell lajmi.net.

“Juve dhe Barca janë dy skuadrat më të mira në grup, por duhen të provohen”.