Halili: Pa teknologji të reja nuk ka modernizim

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, Festim Halili vazhdon me aktivitetet për modernizimin e linjës hekurudhore dhe sistemin për kontroll të trenave.

Marketing

“📌Pa teknologji të reja nuk ka modernizim.

🚉NP Hekurudhat – Infrastruktura me ndihmë financiare të WBIF (Western Balkan Investment Framework) dhe konsultantët e Konsorciumit Hill International kompletuam studimet pre-fizibile për:

✅Modernizim të linjës hekurudhore të korridorit 10 me instalim të sistemit global për komunikim mobil në hekurudhë – GSM-R

✅Zbatim të sistemit Evropian për kontroll të trenave – ETCS LEVEL 1.

🖋 Përkushtim maksimal për një të ardhme më të gjelbër për vendin”, ka shkruar drejtori Halili në rrjetin social facebook.