Zaev: Qeveria do të përkushtoihet në sigurimin e BE monitorimit të lëndëve gjyqësore të korrupsionit të lartë sa më shpejtë të jetë e mundur

Qeveria do të përkushtohet në sigurimin e BE monitorimit të lëndëve gjyqësore të korrupsionit të lartë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ishim shteti i parë në rajon i cili nga BE-ja kërkuam menjëherë ta fillojë nismën për monitorim të lëndëve gjyqësore lidhur me korrupsionin e lartë. Komisioni evropian e mbështeti atë dhe paralajmëroi fillim të shpejtë për këtë instrument, thotë kryeministri Zoran Zaev në intervistën për gazetën “Koha”.

Marketing

“Konsiderojmë se ky hap do ta rrisë përgjegjësinë e prokurorëve dhe gjykatësve, do ta përforcojë luftën kundër korrupsionit, por edhe do ta rrisë besimin e qytetarëve në shtetin e tyre dhe institucionet e tij. Procesin e pastrimit duhet ta udhëheqin këto institucione, gjithsesi në bashkëpunim me profesionin juridik, sepse vetëm ashtu do të kthehet besimi në gjykata dhe prokurori, vetëm ashtu do të përforcohet jurisprudenca e cila përfundimisht duhet të reflektojë drejtësi efikase, joselektuese dhe me kohë”, thotë Zaev.

Përsëriti se Qeveria ka konsensus të plotë se është i domosdoshëm “pastrim” efikas dhe objektiv në jurisprudencë. Theksoi se hapi i parë i pastrimit që duhet të interpretohet si veting tashmë është bërë me kompetencën e KSHPK-së ta hetojë gjendjen pronësore të gjykatësve dhe prokurorëve publikë.

Zaev thotë se Qeveria, si edhe në mandatin e kaluar, do të mbështesë formim të komisioneve anketuese apo inicim të mbështetjes ndërkombëtare dhe monitorim për raste të caktuara të cilat, siç tha, krijuan mosbesim ndëretnik dhe tensionime.

“Plotësisht, do të propozojmë edhe obligime ligjore me të cilat PP do të duhet rregullisht dhe në vazhdimësi ta informojë opinionin për punën e vet dhe përparimin në lëndët të cilat i ndjekin qytetarët. Vetëm me punë transparente do të përballemi me krimin dhe korrupsioni, por edhe me mosbesimin ndaj shtetit jjuridik që e kanë qytetarët”, thotë kryeministri Zaev.