Ministria azer e mbrojtjes njoftoi se ka marrë masa “shpaguese” pas atij që e përshkroi si sulm me raketa të kryer nga rajoni i shkëputur i Nagorno-Karabakut kundër qyteteve të Azerbajxhanit, Terter dhe Goradiz.” Forcat e Armatosura armene po godasin Terterin e Goradizin, në rrethin Fizuli,” thuhet në deklaratën e saj, ku nuk sqarohet ndërkohë se cfarë lloj masash janë marrë.
Reporterët e AFP-së në terren raportuan se disa shpërthime kanë tronditur sakaq qytetin kryesor të Nagorni-Karabakut. Një ditë më parë, trupat azere pushtuan disa fshatra, ndërsa kryeministri armen Nikoll Pashinian, pohoi se shkalla e sulmit ishte e pashembullt.
“Ne jemi duke përjetuar, ndoshta, momentin më vendimtar në historinë tonë mijëravjeçare,” pohoi Pashinian, duke shtuar:”Sot, më shumë se kurrë, ne jemi të vendosur të mbrojmë identitetin tonë, atdheun tonë, të drejtën tonë.”Forcat armene dhe azere kanë treguar pak gatishmëri për t’i ndaluar luftimet që shpërthyen në 27 shtator.
Më shumë se 100 persona, përfshirë dhe mjaft civilë kanë mbetur viktima të përleshjeve të rënda.
Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, Nagorno Karabaku qeveriset nga armenët etnikë, e për këtë rajon, dy ish-republikat sovjetike, kanë zhvilluar një luftë në vitet 1988-1994, ku vdiqën 30.000 vetë.