Qeveria vendos për masat e reja! Filipçe: Nuk do të lejohen ahengje me këngëtarë dhe DJ

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, për TV21, deklaroi se Qeveria unanimisht ka pranuar rekomandimet e reja të propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Filipçe shtoi se tani më me masat e reja nuk do të ketë ahengje me këngëtarë dhe DJ.

Marketing

Komisioni për Sëmundje Infektive mesditën e sotme Qeverisë i propozoi këto masa:

1.Të ndalohen ahengjet me këngetarë dhe DJ në objektet hotelierike

2.Të respektohet ndalesa e vendosur nga Qeveria për mos funksionimin e diskotekave

3.Deri në 55 db të lëshohet muzika në lokal

4.Të zvogëlohet numri i personave të cilët do të rrinë në një tavolinë në objekte hotelierike nga 12 në 4.