Ai fitoi plot 315 milionë dollarë në llotari, por më pas shumë të këqija i ndodhën në jetë.
Atij i dogjën shtëpinë, ndërsa ka humbur dhe personat e rëndësishëm që kishte në jetë.
Amerikani Jack Whittaker fitoi 315 milionë dollarë në lotari në xhekpotin e Krishtlindjeve në vitin 2002, por thotë se e ndoqi nga pas një mallkim.
Ai u grabit disa herë pas fitimit të lotarisë dhe katër vite më vonë deklaroi se ka falimentuar.
Ai fajëson biletën e lotarisë edhe për humbjen e të bijës dhe mbesave.
Ato u fiksuan pas parave dhe dro.gës.
“Do doja ta kisha grisur atë biletë”, tha ai, pasi ato u fiksuan pas parave dhe dro.gës.
Ditën që iu dogj shtëpia, ndodhej në banesë edhe gruaja e tij, e cila arriti të shpëtojë në kohë, ndërsa amerikani thotë se banesa e tij nuk ishte e siguruar.
Ja pra, askush nuk ka dalë i fituar nga lojërat e fatit, ndaj për ju që jeni të fiksuar pas tyre, është mirë të hiqni dorë sa jeni në kohë.