Tom Cruise qëndroi i sigurt me maskë në fytyrë gjatë xhirimeve të “Mission Impossible 7”.
Tom Cruise kishte mbuluar fytyrën me maskë në xhirime të “Mission Impossible 7” në Romë, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.
Aktori legjendar, 58 vjeç, shfaqet në rolin e Ethan Hunt për herë të shtatë në fotografitë e reja të zbuluara të martën.
Në ato imazhe, shihet Tom i veshur me një jelek gri me pantallona me të njëjtën ngjyrë, së bashku me një këmishë të bardhë dhe kravatë.
Duke luajtur së bashku me Hayley Atwell, 38, Tom është fotografuar i prangosur për aktoren ndërsa ata filmojnë një ndjekje makinash nëpër qytetin antik.
Ylli është i njohur për filma të tillë dhe fansat do të jenë të kënaqur të dinë se ai ishte pas timonit të makinës.
Më vonë, pasi filmoi skenat, aktori vendosi një maskë dhe shembullin e tij e ndoqën anëtarët e ekipit, për t’u mbrojtur nga virusi.
Ylli ka qëndruar në atë vend për të filmuar pjesën e fundit të atij filmi, ndërsa në disa fotografi është parë duke përshëndetur fansat.
Ai dukej i entuziazmuar kur pa fansat, teksa u dhuroi atyre një buzëqeshje.
Filmi është caktuar të publikohet më 19 nëntor 2021, pasi rifilloi xhirimet në prill pas vonesave që ua shkaktoi pandemia COVID-19.