Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga COVID-19.
Ndërsa nga 914 testime të kryera janë konfirmuar 162 raste të reja pozitive me koronavirus.
Po ashtu, në harkun kohor të 24 orëve janë shëruar dhe 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 9,115.