Delegacion qeveritar i përbërë nga Kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do ta vizitojnë selinë e NATO-s dhe do të mbajnë takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në kuadër të agjendës së punës, të enjten më 8 tetor, me fillim në orën 16:20, Kryeministri Zoran Zaev dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp në pres qendrën e selisë së NATO-s në Bruksel.