Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, kërkon nga nxënësit që po bojkotojnë mësimin online e po mbajnë protesta, jo t’i binden urdhrave, por të respektojnë marrëveshjen e përbashkët me Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme, bazuar në gjendjen epidemiologjike. Nëse kjo gjendje ndryshon, mund të ndryshojë edhe vendimi për mësim online.
“Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme duhet t’i respektojnë këto vendime të cila i kemi sjellë bashkërisht dhe në mënyrë konstruktive të përballemi me situatat e reja të cilat pasojnë ose mënyrën e re të mësimit e cila është e mirë për shëndetin e të gjithë qytetarëve, në veçanti për komunat prej ku këta nxënës vijnë. Bëj thirrje edhe deri tek prindërit të mendojnë se me mënyrën në të cilën janë duke vepruar pjesë e nxënësve dhe prindërve ndikon drejtpërdrejtë në rrezikimin e shëndetin tonë.”,- tha ministrja e arsimit, Milla Carovska.