Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme do të qëndroj në Bruksel në selinë e NATO-s ku do të takohet me sekretarin gjeneral të Aleancës, Jens Stoltenberg.
Kryeministri Zaev do të jetë i shoqëruar nga ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.
Në orët e pasdites pritet që Zaev dhe Stoltenberg të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Ndryshe Republika e Maqedonisë së Veriut në muajin mars u bë anëtarja e 30 e plotfuqishme e NATO-s.