Në Valencia (Spanjë), brenda pak minutash janë vendosur dy rekorde botërore, në garën e 5 mijë metrave për femra dhe 10 mijë metrave për meshkuj.
Në garën e 5 mijë metrave për femra, atletja etiopiane Letesenbet Gibay dha kohën 14’06”65, duke përmirësuar kohën e mëparshme 14’11”15, që ishte vendosur 22 vite më parë nga një tjetër atlete etiopiane, ikona Tirunesh Dibaba.
Ndërsa në garën e 10 mijë metrave për meshkuj, atleti nga Uganda, Joshua Cheptegei, regjistroi kohën 26’11”02. Ai përmirësoi kohën e mëparshme 26’17”53, që ishte vendosur 15 vite më parë nga etiopiani Kenenisa Bekele.