Pandemia Covid-19 shkatërroi ekonomikisht thuajse të gjithë, por jo miliarderët. Përkundrazi, pasuria e tyre u rrit edhe më shumë, në një rekord të ri prej 845 miliardë dollarë më shumë. Mund të thuhet se ata mbetën “imunë” ndaj virusit.
Rezultatet e nxjerra nga raport i Bankës Universal Zviceriane, tregojnë se përgjatë muajve prill- korrik, që përkojnë me pikun e infektimeve nga virusi, miliarderët e rriten pasurinë e tyre me 27%. Gjithashtu, në raport flitet edhe për numrin e shtuar të të pasurve në botë, specifikisht nga 2,158 në vitin 2017, në 2,189 ditët e sotme.
Listën e miliarderëve në botë, e kryeson Jeff Bezos, themeluesi i kompanisë Amazon. Me një rritje prej 68.4 miliardë dollar vetëm këtë vit, pasuria e tij ka shkuar në 189 miliardë dollarë.
I dyti është Bill Gates, themeluesi i Microsoft. Vetëm gjatë periudhës së pandemisë, pasuria e Gates është rritur me 7.5 miliardë dollar duke shkuar kështu në 124 miliardë dollar në total.
Në renditjen e kësaj liste, nuk mund të lihet pa përmendur as Mark Zuckerberg. Llogaritet që vlera e pasurisë së tij numërohet në një total prej 97.9 miliardë dollar. Por vetëm gjatë izolimit, ai ka fituar 25 miliardë dollar.
Fitimet e miliarderëve nxjerrin në pah se si pandemia e koronavirusit ka shpërblyer kompanitë më të mëdha dhe kryesisht të përqendruara në teknologji, në një kohë kur ekonomia dhe forca e punës po përballen me krizën më të rëndë ekonomike në historinë botërore.