COVID-19/ Përkeqësohet situata në Rusi, mbi 11 mijë raste të reja

Vijon të përkeqësohet situata e krijuar nga pandemia COVID-19 në Rusi. Mësohet se në 24 orët e fundit në këtë shtet kanë humbur jetën 191 persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 11.493 raste të reja.

Marketing

Në total numri i viktimave në Rusi ka arritur në 22.056, ndërsa i personave të infektuar në 1.260.112.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer rreth 439 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 49,1 milionë.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Numri më i lartë i rasteve ditore në vend u regjistrua me 11 maj me 11.656 raste.

Rusia është i vetmi shtet i cili ka miratuar zyrtarisht vaksinën anti-COVID, por deri më tani ende nuk është përdorur në masë. Po ashtu, Rusia e shpërndau vaksinën e saj dhe në Venezuelë.