Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior vazhdon të përkrahë vendin me vepra konkrete për t’u përballë me epideminë nga virusi Covid-19. Sekretari përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, pas takimit me kryeministrin, Zoran Zaev, paralajmëroi ndihmë mjekësore në vlerë prej 1.4 milion euro për Maqedoninë e Veriut.
“Mund të paralajmëroi se Maqedonia e Veriut do të pranojë një pako asistencë Covid-19 nga rezerva e re mjekësore e NATO-s, e cila përfshin 60 ventilatorë dhe pajisje të tjera të nevojshme me urgjencë, me vlerë rreth 1.4 milion euro dhe kjo është vazhdimësi e ndihmës dhe përkrahjes së kemi dhënë deri tani. Ky është solidariteti i NATO-s në vepër.”,- deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Veç ndihmës me pajisje mjekësore, NATO vazhdon të mbrojë vendet anëtare nga sulmet kibernetike e që lidhen me epideminë. Nuk do të lejojmë që kriza shëndetësore dhe ekonomike të shndërrohet në krizë të sigurisë, theksoi Stoltenberg.
Ndërkaq, kryeministri, Zoran Zaev, përsëri përcaktimin e qeverisë së re aplikimin e standardeve të Aleancës dhe rritjen graduale të buxhetit për mbrojte.
“Maqedonia e Veriut është e përkushtuar plotësisht në përmbushjen e obligimeve si anëtarë e re e NATO-s. Pavarësisht sfidave ekonomike ngjatë pandemisë mbetemi të determinuar që të rrisim buxhetin për mbrojte për 0.2% çdo vit, që deri në vitin 2024 të arrijë 2% të BPV. Kjo ka për qëllim të rris kapacitetet dhe aftësitë e armatës sonë për të plotësuar standardet profesionale dhe për të kontribuar në ndërveprimin me aleatët e NATO-s.”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.
Gjatë vizitës së tij në Selinë e NATO-s, në Bruksel, kryeministri, Zaev Zaev, u shoqërua edhe nga Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sekerinska, dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Vizita e delegacionit maqedonas në Selinë e NATO-s në Bruksel ndodh dy ditë pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian mbi Progresin e Maqedonisë Veriore drejt BE-së.