Vdes nga koronavirusi mjekja 28-vjeçare, përdori të njëjtën maskë për javë të tëra

Vdekja nga koronavirusi e mjekes amerikane, Adeline Fagan ka mbushur faqet e para të mediave më prestigjioze.

Marketing

Fagan rezultoi pozitive me virusin COVID-19 në fillim të korrikut dhe prej dy muajsh qëndroi e shtruar në spital. Ajo punonte në repartin e emergjencës në Houston të Teksasit, ndërsa motra e saj pretendon se për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse është detyruar të përdorte për një kohë të gjatë të njëjtën maskë.

Sipas një analize të publikuar nga “The Guardian”, pas shpërthimit të një vatre të koronavirusit në pjesën perëndimore të SHBA-së humbën jetën plot 250 punonjës të shëndetësisë. Raportohet se në mesin e viktimave të stafit mjekësor, dhjetëra prej tyre ishin nën moshën 3 -vjeçe.