Osmani në Sofje do të takohet me Borisovin dhe Zaharievën

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot do të qëndrojë në vizitë pune në Republikën e Bullgarisë dhe do të realizojë takim me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov dhe zëvendëskryeministren e Republikës bullgare për Reforma në Drejtësi dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva.

Marketing

Vizita siç kumtuan nga Ministria e Jashtme është në frymën e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimit mes dy vendeve në intensifikimin e dialogut politik. Ndryshe është vizita e parë e ministrit Osmani në Sofje si ministër i jashtëm.