Shënoi golin e barazimit, me një trajektore fantastike, por që në fund nuk i vlejti Kosovës. Florent Hadërgjonaj, me lotët ende në sy, e kishte të vështirë ta pranonte këtë humbje.
“Është e vështirë të gjesh fjalët për këtë. Do të ndërroja golin me një kalim në finale. E dim që nuk do të jetë e lehtë. Golat që i kemi marrë në pjesën e parë, ia falëm. Nuk e patëm përqendrimin, Është e vështirë të flasësh pas ndeshjesh të thuash çfarë shkoi mirë dhe çfarë shkoi keq.”
E kishte të vështirë ta shpjegonte atë rast të humbur në sekondat e fundit Fidan Aliti.
“Është e vështirë të pranojmë këtë, çdo shqiptar e ka pritur këtë më shumë se dy vite. Jemi të mërzitur, kemi pësuar dy gola nga kundërshtari që s’ishte i rrezikshëm në pjesën e parë, por ky është futbolli. Ne ishim më të mirë, kemi luajtur më mirë, për mua ata nuk kanë qenë të fortë por s’e di, jemi të mërzitur, s’di çfarë të them”.