Kumanovë/ Në çerdhen e fëmijëve “Angell Shajçe” 5 të punësuar me Covid, 8 fëmijë në vetëizolim

Vijnë shqetësimet e para nga Çerdhja e Fëmijëve “Angell Shajçe” në Kumanovë prej nga mësohet se 5 të punësuar kanë rezultuar pozitivisht me virusin Korona, kurse 8 fëmijë të çerdhes janë dërguar në vetizolim shtëpiak.

Marketing

Dy nga të punësuarit janë përkëledhëse, një kontabilist dhe dy punëtorë teknik. Për këtë arsye janë mbyllur njëra nga kuzhinat dhe dy grupe të çerdhes.

“Fillimisht, më 30 shtator, me Covid-19 ka rezultuar një i punësuar në ngrohjen qendrore të Çerdhes, i cili prej atë ditë nuk ka ardhur më në punë, kurse nga 2 tetori kemi edhe rastin e dytë me Covid-19 tek një i punësuar në kuzhinë. Menjëherë kemi alarmuar Ministrinë dhe Pushtetin Lokal, kurse në konsultim me QSHP, kuzhinën e kemi mbyllur. Ndërkohë, me Covid-19 kanë rezultuar edhe dy përkëledhëse si dhe kontabilisti i Çerdhes, që çon në 5 numrin e të punësuarve të prekur me Covid-19.”,- deklaroi drejtoresha e Çerdhes “Angell Shajçe” – Kumanovë, Marina Aleksovska.

Ndërkohë që për shkak të sigurisë së fëmijëve me rekomandim të QSHP, dy grupe të çerdhes janë mbyllur kurse 8 fëmijë gjenden në vetizolim shtëpiak.

“Pas udhëzimeve nga QSHP janë mbyllur për pune grupi i parë dhe i dytë i çerdhes, kurse 6 të punësuara përkledhëse janë në vetizolim, nga të cilat ditëve të fundit 2 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjithashtu nga të dy grupet e çerdheve edhe 8 fëmijë gjenden në vetizolim shtëpiak.”,- tha drejtoresha e Çerdhes “Angell Shajçe” Kumanovë Marina Aleksovska.

Ndërkohë, mësohet se kuzhina në objektin tjetër është në funksion si dhe objektet tjera të çerdhes ku janë të vendosur 314 fëmijë në këtë ent për fëmijë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.