Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Admirim Haliti, sot kanë realizuar takim lamtumirës me ambasadorin francez në vend, z. Kristian Timonie.
Në takimin lamtumirës, sepse këto ditë përfundon mandati i ambasadorit Timonie në vend, kryetari Gashi e falënderoi ambasadorin francez për rolin konstruktiv dhe inkurajues të shtetit frëng në rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së.