A do të mbyllen shkollat për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Kovid 19?

Rritja e fundit e të infektuarve me covid 19 madje edhe paraqjtja e rasteve nëpër shkolla rrezikon edhe mësimin me prani fizike nga klasa e parë deri në të tretë, ministria e arsimit kur ka ndarë akauntet për kyçjen në mësim online këto fjalëkalime u kanë ndarë edhe ciklit të ulët të shkollave fillore me këtë hap ka paraparë që në fillim se në rast të rritjes së rasteve atëherë edhe nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë të mësojnë online.

Marketing

Prindërit janë të mendimit se fëmijët duhet të mësojnë me prezencë fizike duke respektuar të gjitha rregullat e rekomanduara nga instituti i shëndetësisë por shumica e prindëve thanë për Televizionin Koha se shëndeti i fëmijëve është në rend të parë.

Ka prindër që thonë se mësimi online nuk do të ketë efekt pasi që alfabetin nuk mund ta mësojnë por ka edhe nga ata të cilët thuajnë më mirë ky vit shkollor të humbet se sa të rrezikohen fëmijët si dhe njerëzit e arsimit.