Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, të shtunën do të ketë ngjarjen e parë publike pas prekjes me COVID-19.
Ai pritet të mbajë fjalim nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë para qytetarëve amerikanë, transmeton Klan Kosova.
Trump më 2 tetor e kuptoi se ishte me koronavirus, ai kaloi tre net në spital para se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë të hënën.
Mjekët e tij kanë thënë se ai është në gjendje stabile shëndetësore dhe se nuk ka shfaqur shumë simptoma të virusit.
Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha të Premten se Trump do të testohet për COVID-19 dhe nuk do të dalë në publik nëse përcaktohet se ai ende mund të përhapë virusin, shkruan Reuters.