Vazhdon rritja e infektimeve me virusin korona në Maqedoni.Në 24 orët e kaluara, nga 2464 teste janë diagnostifikuar 393 raste të reja, numri më i madh në SHkup- 189, Kumanoveë 14, Dibër 2, Shtip 13, Prilep 19, Tetovë 27, Veles 12, Manastir 9, Ohër 5, Kavadar 8, Gostivar 6, Gjevgjeli 15, Strumicë 15, Kriva Pallankë 4, Radovish 10 raste.
Marketing
Në kushte spitalore betejën me virusin e kanë humbur 4 pacientë , Nga Shkupi (83 vjeç) , Kumanova (62 vjeç) , Kërova ( 80 vjeç) dhe Radovish ( 54 vjeç).
Institui i shëndetit publik ka regjistruar 90 pacientë të shëruar , shumica në Shkup 34.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid 19 në vend shkon në 20555, i të shëruarve 16099, ndërsa i të vdekurve 785. Raste aktive për momentin janë 3671.