Ismet Sylejmani
Tashmë dihet botërisht, se Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia pushtuese, i kishte vënë të gjitha, kishte vënë gjithëçka të jetës së Tij!
Ali Ahmeti, në tërë jetën e Tij, që pa as më të voglin dyshim, është jetë e madhe dhe e jashtëzakonshme luftëtari shqiptar, luftën për lirinë, për çlirimin dhe për pavarësinë e Kosovës e ka pasur në plan të parë!
Prej vitit 1981, pra prej atëherë kur shpërtheu vullkani i atij viti të pashembullt historik për shqiptraët, që nga ajo kohë, roli i Abaz Gjukës, ishte jo vetëm rol vendimtar, por kontributi i Tij për Kosovën e çështjen shqiptare ka qenë vazhdimisht e gjithmonë në rritje, i gjithanshëm e katërciperisht progresiv, integrues!
Njëri nga bijtë më të mëdhenj të popullit, të Atdheut e të Kombit Ali Ahmeti, sikur edhe asnjë tjetër rast i vetem në histori, nga pjestarët e thjeshtë e deri te ata me merita të mëdha e kolosale, është i vetmi aktorë e faktorë prej personaliteti shqiptar që jo vetëm mori pjesë në themelimin e tri ushtrive çlrimtare në Kosovë, në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni, por në tërë këtë trekëndësh historik shqiptar në ish-jugosllavi, jo vetëm i themeloi por edhe i drejtoi e komandoi me TO!
Në luftën heroike e të armatosur çlirimtare të UÇK-së që komandoi në Maqedoni dhe me te arriturat e mëdha që realizoi pas luftës e deri te hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO, Ali Ahmeti u bë emblema e madhe e personalitetit kombëtar të padiskutueshëm dhe të pacenueshëm!
Është mëkat prej Zotit po edhe prej popullit, është mëkat ndaj Atdheut e është mëkat edhe ndaj Kombit, që Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti të mos përkrahet e të mos mbështetet fuqishëm nga të gjithë shqiptarët në rrugën e Tij të shtrenjtë e të shenjtë kombëtare, atë të realizimit të ëndrrave shekullore të të parëve tanë, të Rilindasve e të qindra dhe mijëra patriotëve, që i kanë mbyllur sytë dhe kanë shkuar në atë botë me merakun se si do të jetë e ardhmja!
Ali Ahmeti tërë jeten e Tij, pa asnjë mëdyshje e pa asnjë kalkulim personal, e nxorri në ankand nacionl të çështjes shqiptare në përgjithësi, por edhe të Kosovës e viseve të saja në veçanti dhe tash jo vetëm qeverisë me suksese të mëdha e të arritura vendimtare në Maqedoninë e Veriut, por me fuqinë e madhe të personalitetit të Tij, është vënë në shërbim të stabilitetit në rajon dhe më gjerë!
Me aktivitet e me veprimtari politike atdhetare e kombëtare, Ali Ahmeti me largëpamësinë, trimërinë dhe sinqeritetin, është njëri prej pasardhësve më origjinal i të mëdhenjëve gjenial të Kombit shqiptar!
Popujt e kombet e mëdha, të lashta e me kulturë fundamentale njerëzore, personalitetet sikur Ali Ahmetin i kanë të rrallë, por edhe më të rrallë i kanë shqiptarët!
Orën shpirtërore e morale të Ali Ahmetit me atë të orës së Kombit shqiptar, nuk e ndal asgjë! Ali Ahmetin nuk e ndalë as pandemia, kjo e keqe e madhe që e kërcënon me vdekje çdo qenie njerëzore në botë!
Historia e popullit shqiptar, koha do ta dëshmojë, se do të identifikohet edhe me epokën e ndritur të Ali Ahmetit!