Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për sot e ka caktuar vazhdimin e seancës së dytë në rend dite të së cilës është Propozim vendimi për konfirmimin e numrit të nënkryetarëve të shtëpinë ligjvënëse.
Xhaferi propozon që Kuvendi të ketë pesë nënkryetarë. Në elaborimin e propozimit, Xhaferi duke iu referuar Rregullores dhe Ligjit për Kuvend, thekson se “numrin e nënkryetarëve e përcakton Kuvendi, me propozim të kryetarit. Nënkryetarët zgjidhen nga radhët e deputetëve të cilat u takojnë partive të ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend”.
Sipas Rregullores, opozita ka një nënkryetar, dy propozon Komisioni për zgjedhje, ndërsa dy të tjerët janë të shumicës.
Në Kuvend për sot është caktuar edhe vazhdimi i seancës së 15-të në rend dite të së cilës janë Propozim-ligjet e tjera për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e informatorëve, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa gjyqësore, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për auto-kampet, dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qendrat e skijimit, të gjitha në lexim të parë.