Hasani: Rritjen e rasteve e kemi pritur, por jo më këtë trend

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat gjatë debatit për rritjen numrave të të prekurve me COVID-19 në vend, tha se ata si ministri e kishin pritur një gjë të tillë, por jo me këto trende dhe me këto shifra.

Marketing

Ai tha se shqetësuese është përqindja e lartë e të testuarve që dalin pozitivë. Por ai siguroi se Qeveria i ka marrë të gjitha masat e duhura, biles ndonjëherë edhe më agresive se ç’duhet.