Kina vijon të përmirësojë forcën e saj ushtarake. Së fundmi ky shtet ka prezantuar dronët e saj të fundit ushtarak të cilët mund të godasin objektivat në tokë.
Dronët mund të lëshohet nga pjesa e pasme e një kamioni ose nga një helikopter dhe mund të godasin objektivat e armikut me saktësi, pretendohet në videon e publikuar nga Kina.
Kjo është hera e parë që Kina ka vënë në përdorim një grup mjetesh pa pilot, të cilat veprojnë si një njësi e përbashkët për të kryer detyrën ushtarake.
Ndër të tjera, arsenali i fundit i Kinës përfshin edhe avion luftarakë pa pilot “Stealth”, të cilët janë të pajisur me AK-47, si dhe bombat të cilat mund të lëshohen nga dronët, që mund të fluturojnë deri në 35 orë pa karburant.
https://a2news.com/wp-content/uploads/2020/10/wwwwww.mp4?_=1