Aktorja shqiptare e “djeg” në festën e ditëlindjes, kërcen mbi tavolina (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur kosovare, Arta Nitaj ka festuar ditëlindjen e 23-të.

Marketing

Me këtë rast, nuk munguan as befasitë për të, ku përveç urimeve të shumta që mori, ajo pranoi një tortë me mbishkrimin “Urime ditëlindjen Arta”. Gjithsesi, festa e vërtetë erdhi në mbrëmje.

Në një lokalet e Prishtinës ajo mblodhi shoqërinë e saj, ku festuan deri në orët e para të mëngjesit. Momente nga mbrëmja i ka postuar në rrjetet sociale, në një prej të cilave aktorja shihet duke kërcyer mbi tavolinë.

Aktorja shfaqet joshëse e veshur me fustan blu, i cili nxirrte në pah format e saj trupore. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve momenti kur një kamerier, i cili po largonte pjatat në atë tavolinë, nuk e shikon fare Artën, teksa vallëzon.