Nën mbështetjen e Komunës së Sarajit, Instituti ZIP ka organizuar festivalin tradicional ”Rrushi i Bojanës’’ festival tradicional i rrushit edicioni i katërt me rradhë.Festivali u zhvillua sipas rekomandimeve dhe protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë, për tu mbrojtur nga pandemia Covid-19, ku të gjith të pranishmit kishin maska dhe me distancë.
Fshati Bojanë me kultuvimin e rrushit ka filluar që nga viti 1958 dhe gjithsej ka afër 50 hektar hardhi të rrushit, rrushi i fshatit Bojanë ka një shije të mrekulluesheme.
Komuna e Sarajit do të mbështes ide dhe manifestime te këtilla, që kanë për qëllim zhvillimin e kulturave bujqësore, gjithashtu edhe në të ardhmen do të parashihen mjete me qëllim për ti mbështetur bujqit dhe vreshtarë në Komunën e Sarajit.
Festivali i Rrushit të Bojanës kishte programë të begatë me valle, këngë dhe ushqime tradicionale morën pjesë shum Shoqëri Kulturore Artistike gjithashtu u ndanë plaketa në shenjë falemenderimi.
Falemederim i veçantë shkon për Institutin Zip si oragnizatorë të festivalit dhe rinis së fshatit Bojanë për kontributin e dhënë që ki manifestim të realizohet me sukses.