Skuadra e Shkëndijës nga Tetova arkëtoi tri pikë të lehta në Shkup në duelin me Vardarin e plogësht dhe të dobët me rezultat të lartë 1-5 dhe konfirmoi se aktualisht është skuadra më cilësore në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Dhe kjo si duket nervozoi kuqezinjtë e Shkëndijës, të cilët shpejt balancuan me barazim vetëm tre minuta më vonë me Ramadanin. Dhe nga kjo minutë vardari ishte skuadër që vetëm mbrohej, por që nuk arrinte të bëjë edhe një gjë të tillë, pasi që Shkëndija e shpartalloi me pesë gola.
Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe me dy gola të Valon Ahmedit, Besart Ibraimit dhe Enur Totres.
Në renditje nuk ka ndryshim, Shkëndija mbetet e para para Shkupit, tani me pesë pikë dhe një ndeshje më shumë, ndërsa Vardari në pozitën e tetë me vetëm 11 pikë.
Shkëndija në raundin tjetër të LPFM-s do të presë Rabotniçkin, ndërsa Vardari do të kërkojë kthimin te fitoret në shtëpi kundër Renovës.