Pedofilia brenda klerit, largohet peshkopi polak

Papa ka pranuar dorëheqjen e peshkopit të dioqezës Kalisz në Poloni, monsinjor Edward Janiak, duke emëruar atje si administrator apostolik monsinjor Grzegorz Rys.

Marketing

Sikurse shkruan agjencia italiane Ansa, Janiak është akuzuar prej pak kohësh nga viktima të abuzimeve në Poloni, se kishte mbuluar çështjet e disa priftërinjve pedofilë. Ngjarja bëri bujë në vend, veçanërisht pasi muajin e shkuar vëllezërit Tomasz dhe Marek Sekielski kanë publikuar filmin e tyre dokumentar “Zabawa W Chowanego” (“Të luash dhe të fshihesh”), mbi çështjen e pedofilisë në klerin polak.