Ekziston mundësia për të fituar titullin’, flet Ibra: A ndjeheni një luan? Unë nuk…

Një ndeshje mjaft e bukur ishte ajo mes Inter dhe Milanit, ku protagonist absolut ishte Zlatan Ibrahimovic.Sulmuesi shtatlartë arriti të mposhtë koronavirusin dhe të shënonte dy herë në derbin e Madoninës, duke i dhënë fitoren 1-2 kuqezinjëve.

Marketing

Një sukses që mban ekipin e Milanit me pikë të plota pas 4 javësh për herë të parë që kur skuadra drejtohej nga Capello. Sipas Ibras, ekipi aktual duhet të ketë pretendime për të fituar titullin, nëse vazhdon në rrugën e duhur.

“Milani kishte katër vjet pa e fituar derbin. Mbeta i ngujuar në shtëpi për dy javë, prandaj isha i uritur dhe kjo u dëshmua. Skuadra po bën gjëra të mëdha, pas ndërprerjes jemi rritur shumë dhe mentaliteti është ndryshe.

Të rinjtë marrin më shumë përgjegjësi dhe stërviten shumë. Jam më i vjetri dhe ndjej shumë përgjegjësi. Jam një lider, të gjithë ndjekin dhe të gjithë kanë dëshirë që të fitojmë. Nuk jam i çuditur nga vetja ime, e di atë që dua. Shkova në SHBA që ta rifilloja nga zero, në Manchester nuk isha gati dhe i kërkova Mourinho-s që të mos më grumbullonte se nuk isha në lartësinë e duhur. Pastaj ishte Milani që më tha të kthehesha në Europë.

Koronavirusi? Humba vetëm pak shijen, por nuk kisha simptoma të tjera, Bëja tampon çdo tre ditë dhe u betova që do ta luaja derbin me çdo kusht, edhe nëse do të isha ende pozitiv.

A ndjehem një luan? Nuk ndjehem një luan, unë jam një luan”, tha ai duke qeshur pas ndeshjes së sotme. “Po, ndjehem më i kompletuar dhe eksperienca ndihmon. Nëse do të kisha sot të njëjtën gjendje fizike të një djaloshi, nuk do të më ndalte askush. Kur unë erdha këtu, objektivi ishte Europa dhe ia dolëm e duhet të kthehemi aty e të paraqitemi mirë, Ekziston mundësia për të fituar titullin, nëse beson te diçka mund t’ia dalësh”, deklaroi Ibra.

Postimi i Ibras pas triumfit në derbi.