Kosova regjistron 118 të infektuar dhe 3 viktima me koronavirus

Kosova ka regjistruar të hënën 118 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së​ 828 mostrave.

Marketing

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar tri viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 50 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 1,637.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 17,009 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 656 pacientë kanë vdekur.